RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për kryerjen e sulmeve ajrore

rusia-dhe-ukraina-akuzojne-njera-tjetren-per-kryerjen-e-sulmeve-ajrore

Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën për kryerjen e sulmeve ajrore, ndërkohë që Kievi vazhdon kundërsulmin e saj, transmeton Anadolu.

Guvernatori i rajonit rus Kursk, Roman Starovoit, tha se një dron ukrainas hodhi një mjet shpërthyes në një termocentral, duke lënë shtatë vendbanime pa furnizim me energji elektrike.

Në llogarinë e tij në Telegram, Starovoit tha se shërbimet e urgjencës po punojnë për të rivendosur infrastrukturën.

Ndërkohë, guvernatori i rajonit rus Belgorod, Vyacheslav Gladkov, tha se pesë viktima u shkaktuan nga sulmi me dron i Ukrainës.

Shpërthime u dëgjuan edhe në qytetin rus Taganrog, pranë kufirit me Ukrainën.

Ndërkohë, alarmi për sulm ajror mbrëmë u njoftua në disa rajone të Ukrainës. Serhiy Lysak, kreu i administratës ushtarake të qytetit Kryvyi Rih, raportoi një shpërthim në një nga ndërmarrjet e qytetit.

Trafiku u ndërpre në pikën kufitare të trageteve Orlovka për shkak të dëmeve të shkaktuara nga një sulm ajror. Shërbimi Kufitar Shtetëror i Ukrainës tha se postblloku ishte në kufirin me Rumaninë.

Më herët, Oleh Kiper, kreu i administratës ushtarake të rajonit Odesa, tha se porti Izmail u dëmtua nga shpërthimet.

Related posts

Vetëm 1 mijë e 212 biznese aplikuan në ATK për të subvencionuar rritjen e pagave për punëtorë

admin

BE dhuroi 5.5 milionë euro ndihmë humanitare për Turqinë ndërsa 10 milionë euro për Sirinë

Muhamet Ramadani

Rusia dhe Ukraina kryejnë edhe një shkëmbim të të burgosurve të luftës

admin