RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rreth 5.500 persona ende të zhvendosur për shkak të reshjeve masive në Korenë e Jugut

rreth-5.500-persona-ende-te-zhvendosur-per-shkak-te-reshjeve-masive-ne-korene-e-jugut

Rreth 5.500 njerëz mbeten ende të zhvendosur pas shirave të rrëmbyeshëm që goditën zona të mëdha në Korenë e Jugut javën e kaluar, transmeton Anadolu.

5.494 njerëz janë ende duke qëndruar në shtëpitë e të afërmve ose në kampe të strehimit të ngritura në qendrat e të moshuarve, sallat e fshatrave ose shkollat në gjithë vendin, raportoi Agjencia e Lajmeve Yonhap me bazë në Seul, duke cituar Shtabin Qendror të Kundërmasave të Fatkeqësive dhe të Sigurisë.

Shirat rekord kanë lënë të vdekur 46 persona dhe shtatë të tjerë, duke përfshirë një marinar, janë zhdukur.

14 vdekje u shkaktuan vetëm nga përmbytja e rrugës nëntokësore Osong në qytetin qendror Cheongju të shtunën, kur një lumë në afërsi doli nga shtrati për shkak të shiut të madh.

Reshjet kanë dëmtuar gjithashtu më shumë se 2.500 prona publike dhe private dhe shtëpi, ndërsa pjesa më e madhe e dëmtimeve kanë ndodhur rreth provincës Chungcheongu Jugor.

Ende pa rimarrë veten nga dëmet e shkaktuara nga reshjet, Koreja e Jugut tani po përballet me një valë të të nxehtit.

Sipas Administratës Meteorologjike të Koresë (KMA), temperaturat pritet të rriten në 33 gradë Celsius ose më lart për dy ose më shumë ditë rresht.

Related posts

Pas Belgjikës, protestat e Francës përhapen edhe në Zvicër

admin

Apeli e ktheu në rigjykim çështjen penale të dhunimit ndaj 11-vjeçares, caktohet shqyrtimi gjyqësor

rezart morina

Trump: Fatkeqësisht, askush nuk ka shkuar deri në fund të hetimit për 11 shtatorin

admin