RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia e gatshme të pranojë kritikat e luftës në deklaratën e G20

rusia-e-gatshme-te-pranoje-kritikat-e-luftes-ne-deklaraten-e-g20

Rusia është e gatshme të pranojë përfshirjen e një paragrafi që dënon luftën kundër Ukrainës në deklaratën përfundimtare të samitit të G20, sipas një diplomati perëndimor.

Deklarata gjithashtu e përshkruan sulmin e Rusisë ndaj fqinjit të saj si një luftë dhe jo si një “operacion special ushtarak”, siç ka insistuar deri më tani lideri rus, Vladimir Putin.

Miratimi i draft tekstit nga Rusia do të jetë një sinjal që do të thotë se Moska nuk mund të mbështetet më tek partneri i saj i fuqishëm, Kina në grupin G20 për çështjen e Ukrainës.

Më herët, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dha indikacione se Moska mund të bënte lëshime. Më herët Lavrov tha se deklarata përfundimtare mund të pranohej.

“Këtë vit ne dëshmuam gjithashtu luftën në Ukrainë, duke ndikuar negativisht në ekonominë globale”, thuhet gjithashtu në draft deklaratë.

Kryenegociatorët e grupit G20 të ekonomive kryesore botërore ranë dakord për miratimin e draftit.

Rusia thuhet se ka pranuar deklaratën përfundimtare ku citohej një rezolutë e Kombeve të Bashkuara për luftën. Rezoluta dënon ashpër konfliktin dhe i bën thirrje Rusisë të tërheqë trupat e saj.

Kryenegociatori i Putinit thuhet gjithashtu se ka rënë dakord që përdorimi i armëve bërthamore duhet të përshkruhet si i papranueshëm në deklaratën përfundimtare.

Samiti dyditor i G20-ës në Bali nis zyrtarisht nesër.

Përveç BE-së, vendet e përfaqësuara janë Gjermania, Argjentina, Australia, Brazili, Kanadaja, Kina, Franca, Britania e Madhe, India, Indonezia, Italia, Japonia, Meksika, Rusia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Turqia dhe SHBA-ja.

Related posts

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Turqisë

admin

Presidenti Erdoğan mbërriti në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së – VIDEO

rezart morina

Osmani: Masakra në Podujevë, dëshmi e gjenocidit të Serbisë

admin