RTV AHIRETI
Shëndetësi

Arsyet se pse uji i ftohtë është i dëmshëm për shëndetin

arsyet-se-pse-uji-i-ftohte-eshte-i-demshem-per-shendetin

Uji i ftohtë vërtet që shijon shumë, por edhe e dëmton shëndetin tonë, më poshtë do të listojmë disa nga arsyet se pse nuk duhet të konsumojmë ujë të ftohtë.

Kur pimë ujë të ftohtë, ne ngadalësojmë qarkullimin e gjakut në të gjithë aparatin tretës, pasi dihet që në mjedis të ftohtë, vazat e gjakut ngushtohen, pra bëjnë atë që njihet si vazokonstruksion.

Ushqimet që ne konsumojmë, ndërkohë që pimë edhe ujë të ftohtë, nuk na shërbejnë aspak si burim energjie, përkundrazi, energjia që sigurojmë prej tyre, nuk shkon për përballimin e aktivitetit tonë të përditshëm, por për të rregulluar temperaturën tonë të brendshme.

Uji i ftohtë pakëson sasinë e mukusit të sekretuar përgjatë aparatit tretës, gjë që bën të mundur dobësimin e sistemit imun dhe prekjen më të lehtë prej infeksioneve bakteriale, apo virale në traktin gastrointestinal.

Ushqimet që ti konsumon, ndërkohë që pi edhe ujë të ftohtë, metabolizohen më ngadalë në trup, ky ngadalësim i metabolizmit mund t’ju çojë shumë lehtë edhe në shtim të peshës suaj.

Rënie të lehtë të temperaturës trupore, qëllimin pse ne e konsumojmë në verë ujin e ftohtë, e arrijmë më së miri, por rënia e temperaturës sonë trupore na çon shumë lehtë në shpenzim të energjive tona të brendshme, të cilat mund t’i përdornim për aktivitetet tona të përditshme.

Related posts

Dhimbja në krah mund të lajmërojë një infeksion në veshka

admin

Suplementet dietike me vitamina: A na duhen dhe a janë të rrezikshme?

admin

Qe si mund të mbrohemi! Shumicën e njerëzve i kanë befasuar temperaturat mbi mesataren për këtë stinë të vitit, por sa vërtet ato janë të rrezikshme për shëndetin. Mjekët kanë shpjeguar cilat janë rreziqet kryesore shëndetësore të temperaturave të pranverës në periudhën e dimrit. Lëvizjet ditore të temperaturave të jenë 10 deri në 12 gradë dhe lëvizjet e tilla mund hutojnë organizmin tonë. Para së gjithash, shfaqen simptomat siç janë dhembja e kokës, ndryshimi i presionit të gjakut, rraskapitja dhe frymëmarrja e vështirësuar. Probleme më të mëdha kanë të sëmurët kronikë, aq më parë të sëmurët me astmë dhe ata psikiatrikë. Këshilla për ta, para së gjithash, është të marrin terapinë e rregullt. Pacientët është mirë të marrin preparate vitaminash, por jo në masë të tepruar. Mbi të gjitha, merrni vitaminën D dhe vitaminën C. Vitamina D në sasi të tepërt mund të jetë toksike. Forcimi i sistemit imunitar është tejet të rëndësishme gjatë kësaj periudhe. Viruset janë aktiv dy deri në tre ditë, nuk janë rezistent ndaj rrezatimit UV, prandaj rekomandohet ajrimi i vazhdueshëm dhe larja e rregullt e duarve.

admin