RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bjellorusia dhe Rusia formojnë njësi të përbashkët ushtarake

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko njoftoi se Bjellorusia dhe Rusia kanë arritur marrëveshje për formimin e një njësie të përbashkët ushtarake rajonale në kulmin e luftës në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Për shkak të përshkallëzimit në kufirin perëndimor të Bashkimit (Rusi, Bjellorusi), ramë dakord të vendosim një grupim rajonal të Federatës Ruse dhe Republikës së Bjellorusisë. Dislokimi ka vazhduar për dy ditë”, tha Lukashenko në një takim me shefat e sigurimit të vendit të tij në Minsk.

Ai nuk specifikoi se ku do të vendoset grupi, por tha se forcat e armatosura bjelloruse do të formojnë bazën e tyre.

Ai theksoi se këtë marrëveshje e ka arritur me homologun rus Vladimir Putin në margjinat e takimit jozyrtar të krerëve të Komonitetit të Shteteve të Pavarura, të mbajtur të premten në Shën Petersburg.

Bashkimi i shteteve të Rusisë dhe Bjellorusisë është një proces integrues që synon unifikimin e hapësirës politike, ekonomike, ushtarake, doganore, valutore, juridike, humanitare, atë të tregut dhe kulturore të dy vendeve. /aa

Related posts

Ministri izraelit i Sigurisë paralajmëron se politikani ekstremist Ben-Gvir mund të shkaktojë intifadë

admin

Parlamenti turk javën e ardhshme do të shqyrtojë anëtarësimin e Suedisë në NATO

admin

Franca përgatitet për ndërprerje të furnizimit me energji elektrike

admin