RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia e Kina me stërvitje të përbashkëta ush’tarake, Putini thotë se duhet të jenë të përgatitur

rusia-e-kina-me-stervitje-te-perbashketa-ush’tarake,-putini-thote-se-duhet-te-jene-te-pergatitur

Ushtria ruse të martën njoftoi për stërvitje masive detare dhe ajrore të përbashkëta me Kinën.

Stërvitja “Ocean-24” përfshin Oqeanin Paqësor dhe Arktik, Mesdheun, Detin Kaspik dhe atë Baltik, mje mbi 400 anije luftarake, nëndetëse dhe anije mbështetëse, më shumë se 120 aeroplanë dhe helikopterë dhe mbi 90,000 trupa, ka bërë të ditur ministria ruse e Mbrojtjes, në një deklaratë.

Manovrat do të vazhdojnë deri më 16 shtator, raporton AP.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se stërvitjet janë më të mëdhatë e llojit të tyre në tri dekada dhe se luftanijet dhe avionët e Kinës po marrin pjesë.

Kina e konfirmoi këtë të hënën, duke thënë se marinat e të dy vendeve do të lundrojnë së bashku në Paqësor.

Udhëheqësi rus akuzoi Shtetet e Bashkuara se “po përpiqen të ruajnë dominimin e tyre global ushtarak dhe politik me çdo kusht”.

Putin ka deklaruar gjithashtu se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë “të shkaktojnë një disfatë strategjike” ndaj Rusisë në Ukrainë dhe të “thyejnë arkitekturën e vendosur të sigurisë dhe ekuilibrin e fuqisë në rajonin Azi-Paqësor”.

“Nën pretekstin e kundërshtimit të kërcënimit të supozuar ekzistues rus dhe frenimit të Republikës Popullore të Kinës, Shtetet e Bashkuara dhe satelitët e saj po rrisin praninë e tyre ushtarake pranë kufijve perëndimorë të Rusisë, në Arktik dhe në rajonin Azi-Paqësor”, ka thënë Putin, duke shtuar se

“Rusia duhet të jetë e përgatitur për çdo zhvillim të situatës”.
Rusia dhe Kina, së bashku me kritikë të tjerë të SHBA-së, si Irani, kanë lidhur politikat e tyre të jashtme për të sfiduar dhe përmbysur potencialisht rendin liberal demokratik të udhëhequr nga perëndimi.

Related posts

Të paktën 28 të vdekur nga një ortek që përfshiu një autostradë në Kinë

admin

Jetimët e varfërisë

rezart morina

Shqipëria dhe Kina nënshkruajnë marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave

admin