Rusia ka hapur sërish rubinetin e gazit për Evropën, pas paralajmërimeve se mund të frenojë ose ndalojë plotësisht furnizimet.
Gazsjellësi Nord Stream 1 rifilloi pas një ndërprerjeje 10-ditore. Moska tha se tubacionet i ishin nënshtruar një riparimi.
Të mërkurën, Komisioni Evropian u kërkoi vendeve të reduktojnë përdorimin e gazit me 15% gjatë shtatë muajve të ardhshëm në rast se Rusia ndërpret furnizimin e Evropës.
Rusia furnizoi Evropën me 40% të gazit të saj natyror vitin e kaluar. Gjermania ishte importuesi më i madh i kontinentit në vitin 2020, por ka reduktuar varësinë e saj nga gazi rus nga 55% në 35%. Përfundimisht, planifikon të ndalojë plotësisht përdorimin e gazit nga Rusia.
Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt çoi në rritje çmimet e gazit me shumicë në Evropë. /abcnews