Udhëheqësi i Koresë së Veirut, Kim Jong Un, ka marrë pesë dronë shpërthyes, një zbulues dhe një jelek antiplumb si dhuratë nga një guvernator rajonal gjatë vizitës së tij gjashtëditore në Rusi, raportoi të dielën Al Jazeera.
Të shtunën ai është takuar me ministrin rus të Mbrojtjes në Vladivostok, ku inspektoi armët më të fundit, përfshirë një sistem raketash hipersonike.
Siç ka raportuar agjencia ruse e lajmeve TASS, Kim mori dhuratat duke përdorur emrin zyrtar të Koresë së Veriut.
Të dielën, Kim ka përfunduar vizitën e tij në Lindjen e Largët Ruse duke hipur në trenin e tij të blinduar në qytetin Artyom, që ndodhet në veri të portit të Vladivostokut.
Gjatë kësaj vizite në Rusi, ai ka zhvilluar bisedime me presidentin Vladimir Putin në portin hapësinor Vostochny.
Vizita e tij e parë zyrtare jashtë vendit që nga pandemia COVID-19 ka nxitur frikën perëndimore se Moska dhe Pheniani mund të arrijnë një marrëveshje për armët.
Turneu i tij i zgjeruar në rajonin e largët lindor të Rusisë, i cili filloi të martën, u fokusua gjerësisht në çështjet ushtarake.
Moska besohet se është e interesuar të blejë municion të Koresë së Veriut për të vazhduar luftimet në Ukrainë, ndërsa Pheniani kërkon ndihmën e Rusisë për të zhvilluar programin e saj të raketave të dënuar ndërkombëtarisht. /koha