RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia pretendon se ka pushtuar 3 fshatra në lindje dhe jug të Ukrainës

rusia-pretendon-se-ka-pushtuar-3-fshatra-ne-lindje-dhe-jug-te-ukraines

Trupat ruse kanë pushtuar fshatrat Sladkoe dhe Novoye në rajonin e Zaporizhzhias dhe Gnatovkas në Donetsk, deklaroi Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, transmeton Anadolu.

Sipas ministrisë, njësitë e grupit ushtarak “Lindje” përparuan më thellë në linjat mbrojtëse ukrainase, duke siguruar kontrollin mbi Sladkoe dhe Novoye në jug të Ukrainës.

Gjatë operacioneve për të eliminuar forcat e rrethuara ukrainase pranë Krasnoarmeyskut në Donetsk, trupat ruse morën kontrollin e Gnatovkës, thuhet më tej.

Pala ukrainase nuk iu përgjigj menjëherë pretendimeve ndërsa verifikimi i pavarur është i vështirë për shkak të luftës në vazhdim.

Related posts

Lajme Kosovë Politikë Weber: Kurti ka të drejtë kur thotë se dialogu është i pa balancuar

Muhamet Ramadani

Paralajmërohet për planet izraelite për mbi 1.000 njësi të reja të paligjshme banimi në Bregun Perëndimor

RTI

Danimarka përgatitet të miratojë ligj kundër krimeve të luftës

admin