Rusia ka rritur ndjeshëm prodhimin e armëve me saktësi të lartë, tha sot ministri i Mbrojtjes Sergey Shoygu, raporton Anadolu.
Duke folur në një takim me shefat ushtarakë në selinë e Grupit të Përbashkët të Forcave në Moskë, Shoygu tha se ai inspektoi zbatimin e urdhrit të mbrojtjes shtetërore nga industria e mbrojtjes.
“E gjithë kjo bën të mundur kryerjen e detyrave të vendosura nga komandanti i përgjithshëm suprem (Presidenti Vladimir Putin) në përputhje me planin për kryerjen e një operacioni special ushtarak”, tha ai.
Shoygu dëgjoi gjithashtu raportet për pajisjen e ushtrisë ruse në Ukrainë me municion, duke theksuar se kjo çështje është nën kontrollin e vazhdueshëm të ministrisë.
Shefat ushtarakë diskutuan gjithashtu se si të përmirësohet logjistika për furnizimet e forcave të armatosura ruse.