RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti udhëton drejt Brukselit

kurti-udheton-drejt-brukselit

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Bruksel, ku pritet të ndodhë takimi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kurti sot është detyruar të dal në mes të takimit të Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve – me rastin e Ditës Botërore për të Drejtat e Fëmijëve, duke thënë se do të udhëtojë jashtë vendit.

Edhe pse mbajtja e takimit u konfirmua të premten, momenti i saktë i takimit nuk u caktua pasi gjithçka varej nga disponueshmëria e palëve dhe aspektet logjistike.

Takimi mes palëve pritet të ndodhë në ditën kur sipas planit të Qeverisë parashihet të nis zbatimi i fazës së dytë për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, e cila parashe gjobë prej 150 euro. Pavarësisht se ende nuk është bërë publike agjenda, takimi pritet të përqendrohet në uljen e tensioneve mes dy vendeve.

Më 18 nëntor zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë se kanë ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një takim për të gjetur zgjidhje për targat ilegale serbe.

“Ne i kemi ftuar të dyja palët me urgjencë në Bruksel për të gjetur zgjidhje evropiane, një zgjidhje evropiane për situatën aktuale, e cila është ndër më seriozet prej vitit 2013 dhe ky është qëllimi – që t’i kemi në Bruksel për të diskutuar me ta zgjidhjen”, ka thënë Stano.

Related posts

Ambasadave izraelite iu kërkua të rrisin nivelin e gatishmërisë pas vrasjes së liderit të Hamasit

admin

Turqi: Votimi ka përfunduar, çfarë do të ndodhë më pas?

rezart morina

Qeveria franceze përballet me votë mosbesimi për shkak të reformës së pensioneve

admin