Lidershipi botëror perëndimor, mes tyre dhe Netanyahu, në rrethin e kuq për vrasjen e Khameneit
Publikimi i një “liste të zezë” të veçantë nga gazeta iraniane Hamshari, e cila përfshin fotografi të udhëheqësve dhe zyrtarëve të huaj që paraqiten si përgjegjës për vdekjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, po shkakton tensione të reja në klimën tashmë të tensionuar të Lindjes së Mesme.
Botimi paraqet imazhin e kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila duket se mban veshur një uniformë portokalli të burgosuri, ndërsa po atë ditë u publikua një mesazh që i atribuohet djalit të Khameneit, Mojtaba Khamenei, në të cilin ai flet për “hakmarrje” kundër atyre që konsiderohen përgjegjës për vrasjen e babait të tij.
Trump, Netanyahu dhe udhëheqësit evropianë në listë
Imazhi i publikuar nga Hamshari, një gazetë në pronësi të Këshillit të Qytetit të Teheranit, tregon, ndër të tjera, Presidentin amerikan Donald Trump dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me një shënjestër të pikturuar në ballë.
E ashtuquajtura “listë e zezë” përfshin gjithashtu ish-kryeministrin britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz, si dhe një numër zyrtarësh amerikanë dhe izraelitë.
Midis tyre janë Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, Komandanti i CENTCOM-it Michael Cooper, ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ministri i Jashtëm Gideon Saar dhe kreu i forcave të armatosura izraelite, Eyal Zamir.
Publikimi vjen në një kohë të përshkallëzimit të mprehtë të tensionit në rajon, me Teheranin që vazhdon retorikën e tij të ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
Sa do donte ky i yni të ishte në listë
Por në “listën e zezë” iraniane sigurisht që mungon Rama, por sa do donte të ishte dhe ai. Siç dihet tashmë, nën vasalitet izraelit, Rama ka ndërprerë marrëdhëniet e Tiranës me Teheranin dhe e ka shpallur Iranin vend armik. Madje ka treguar dhe gadishmëri për të ofruar bazat në Shqipëri prej nga ku mund të nisin sulmet amerikane ndaj Iranit, por që deri më tani nuk ja kanë marrë seriozisht këtë zell të tipit “më katolik se Papa”.
Ama, të qënit krah lidërve botërorë si armiq të Iranit do e çonte në “qiell të shtatë”. Por dhe këtë pikë Irani është treguar vërtet armik, duke mos mos i dhënë fare rëndësinë që kërkon. /tesheshi

