RTV AHIRETI
Uncategorized

SA I BUKUR QË ËSHTË MENDIMI I MIRË PËR ALLAHUN

sa-i-bukur-qe-eshte-mendimi-i-mire-per-allahun
– Një beduinit i thanë: Ti je i vdekur ?!
U përgjigj: E pastaj për ku ?!
Për tek Allahu – u përgjigjën.
Beduini tha: Nuk kemi gjetur ndonjëherë mirësi përveçse prej Allahut … vallë a t’i frikohemi takimit me Allahun !
(Sa i bukur që është mendimi i mirë për Allahun)
—————————————————————-
– U pyet njëri nga gjeneratat e para: A njeh dikë që lutjen e ka të pranuar tek Allahu?
Tha: Jo, mirëpo e njoh Atë që i pranon lutjet.
(Sa i bukur që është mendimi i mirë për Allahun)
—————————————————————-
– Njëri e pyeti Ibën Abasin, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe i tha: Kush i llogarit njerëzit Ditën e Kiametit?
Allahu – u përgjigj.
Shpëtuam, pasha Zotin e Qabesë – tha njeriu me gjithë gëzim.
(Sa i bukur që është mendimi i mirë për Allahun)
—————————————————————-
– I erdhi momenti i vdekjes një të riut dhe nëna e tij filloi të qan, kurse djali i tha: Nëna ime, nëse llogaria ime është në duart e tua, çfarë ke për të vepruar?!
Do të mëshiroja – u përgjigj nëna.
Allahu është më i mëshirshëm me mua se sa që je ti nëna ime – ia kthehu djali!
(Sa i bukur që është mendimi i mirë për Allahun)
—————————————————————-
– Allahu kur e përshkroi ditën e Ringjalljes tha: “do t’i ulin zërat para të Gjithëmëshirshmit” (Ta Ha: 108.), dhe nuk ka thënë “para të Gjithëfuqishmit” përskaj asaj se ajo ditë është vend ku shfaqet madhështia dhe fuqia … po tha: “para të Gjithëmëshirshmit”, pra do të vjen me mëshirë në një vend ku copëtohen zemrat nga frika e gjithë asaj që do ta shohin sytë atë ditë!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU




Related posts

VLERA E SHAMIT NË KURAN DHE SUNET (3)

Irfan Jahiu

Transition Tips into College for International Students in the United States

SWE Sends Out Membership Milestone Pins for those Celebrating Milestones in FY24 (7/1/2023 – 6/30/2024)