RTV AHIRETI
Shëndetësi

​Sa i ulët duhet të jetë presioni i gjakut?

​sa-i-ulet-duhet-te-jete-presioni-i-gjakut?

Nëse jeni duke luftuar me presionin e lartë të gjakut, duhet të jeni të kujdesshëm që të mos e lini të bjerë shumë poshtë. Sipas hulumtimit të publikuar në revistën JAMA Internal Medicine, presioni sistolik i gjakut nuk duhet të bjerë nën 120 mmHg.

Shkencëtarët amerikanë matën nivelin e presionit sistolik të gjakut në 4480 persona që vuanin nga hipertensioni (presioni i lartë i gjakut). Për një periudhë prej 21 vjetësh, ata matën nivelin e presionit sistolik të gjakut çdo 3 vjet për të zbuluar nëse një nivel më i ulët i presionit të gjakut sistolik mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, si sulmi në zemër, goditje në tru dhe dështimi i zemrës.

“Ne besuam se presioni i ulët i gjakut nënkupton një rrezik më të ulët të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare”, tha kreu i hulumtimit, Carlos Jose Rodriguez shtoi se “ne zbuluam se ekziston një kufi më i ulët i nivelit të presionit sistolik të gjakut”.

Çdo pjesëmarrës, niveli i presionit të gjakut sistolik të të cilit ra nën 120 mmHg, nuk kishte përfitime shëndetësore kardiovaskulare.

Niveli ideal i presionit sistolik të gjakut varion nga 120 në 138 mmHg. Njerëzit, presioni i gjakut i të cilëve ishte në këtë nivel, kishin përfitimet më të rëndësishme për shëndetin e sistemit kardiovaskular.

Ky hulumtim nuk do të ndryshojë mënyrën se si trajtohet presioni i lartë i gjakut, por do të shikojë më nga afër efektin e presionit të ulët të gjakut në shëndet.

Ekziston një besim se presioni i ulët i gjakut është gjithmonë më i mirë se presioni i lartë i gjakut, por ky studim tregon të kundërtën. Ulja e presionit të gjakut sistolik nën 120 mmHg mund të ketë pothuajse të njëjtat efekte negative shëndetësore si nivelet e presionit të lartë të gjakut.

Related posts

Rrezik për amputim të gjymtyrëve: Studimi tregon si ndikon divorci te burrat me diabet

admin

​Katër fruta të mbushura me kalium që mund të mbrojnë kyçet

admin

Hirra, pse duhet që patjetër ta përfshini këtë pije në dietën tuaj

admin