RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sa kushton udhëtimi me tren mes Mekës dhe Medinës?

sa-kushton-udhetimi-me-tren-mes-mekes-dhe-medines?

Përgjatë 14 shekujve të kaluar forma e transportit në Arabinë Saudite ka evoluar në masë të madhe saqë udhëtimi disaditësh i dikurshëm nga Meka në Medinë sot bëhet brenda tri orëve, falë transportit të shpejtë hekurudhor.

Me deve, kuaj, autobusë ose veturë, këto ishin format më të shpeshta të udhëtimit nga Meka në Medinë gjatë shekujve të kaluar. Vizita e vendeve të shenjta të myslimanëve në Arabinë Saudite, është ritual i përditëshëm i mijëra njerëzve, e sidomos gjatë periudhës së Haxhit.

Por, tash e disa vjet koha e udhëtimit mes këtyre dy qyteteve është shkurtuar aq shumë saqë mëngjesin mund ta organizosh në Mekë e drekën në Medinë.

Në shtator të vitit 2018 nisi udhëtimi i parë bashkëkohor me tren nga Meka në Medinë.

Në vazhdim TRT Balkan ju sjell çmimin e biletave të trenit që qarkullon në mes këtyre dy qyteteve në Arabinë Saudite.

Çmimi i biletës Mekë-Medinë

Nëse vendosni që udhëtimin prej 449 kilometra nga Meka në Medinë dhe anasjelltas ta bëni nëpërmjet transportit hekurudhor bileta në një drejtim sipas çmimores së Haramain High Speed Railëay kushton 42,8 euro. Ky çmim vlen për kategorinë ekonomike të udhëtimit. Ndërsa, bileta për kategorinë biznes të udhëtimit, në një drejtim kushton 89,55 euro. Udhëtarëve në të dyja kategoritë u lejohet bartja e dy valixheve, respektivisht një çantë dore dhe një çantë udhëtimi.

Xhedah-Meka-Medina

Aeroporti i Xhedah-s në Arabinë Saudite llogaritet ndër vendet më të frekuentura nga vizitorët jashtë vendit. Në kuadër të aeroportit ezkiston edhe stacioni hekurudhor që lidhet me qytetin e Mekës dhe Medinës. Nëse zbrisni në aeroportin e Xhedas dhe me tren vendosni të udhëtoni drejt Mekas bileta kushton 11,3 euro me klasin ekonomik, gjegjësisht 19,79 euro me klasin e biznesit.

Por, nëse udhëtimi bëhet Xhedah për në Medinë udhëtimi në një drejtim kushton 35,62 euro me klasin ekonomik, respektivisht 78,17 me klasin e biznesit./trt

Related posts

Arifi ndëshkohet nga autoritetet serbe me 55 mijë dinarë për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar

admin

24 vjetori i Betejës së Koshares – liderët opozitarë e quajnë themel të lirisë sonë

admin

“Nuk ishin as të lira dhe as të drejta”- Stoltenberg: Zgjedhjet në Rusi konfirmojnë se shteti ka shoqëri autoritare

admin