RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sadriu: Ligji për Bashkësitë Fetare duhet miratuar, shpresojmë që vërejtjet tona të merren parasysh

sadriu:-ligji-per-bashkesite-fetare-duhet-miratuar,-shpresojme-qe-verejtjet-tona-te-merren-parasysh

Mosmiratimi i Ligjit për Bashkësitë Fetare po paraqet problem për punën e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Kështu ka thënë sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu.

Ai në Tëvë 1, ka thënë se Bashkësi Islame kanë pasur vërejtjet e tyre, por thotë se ky Ligj duhet të miratohet.

“Vazhdojmë të kemi probleme për shkak të pozitës tonë juridike të cilën nuk e kemi të specifikun dhe kjo ne po na pengon edhe në punë. Ne kërkojmë që ky Ligj të kalojë. Kemi pasur vërejtjet e tona, kemi këruar që në Ligj të përfshihen tri bashkësitë tradicionale: Bashkësia Islame, Bashkësia Krishtere/ katolikë dhe ortodoks dhe Bashkësia Hebraite. Dhe tjerat të jenë grupe religjioze që e kanë shumë shtete. Shpresojë që kur të vjen në aprovim të merren parasysh vërejtjet tona si bashkësia fetare më e madhe në Kosovë”, ka thënë Sadriu.

Ligji për Bashkësinë Fetare në Kosovë edhe pas shumë vitesh përpjekje, kjo pasi ai nuk po përkrahet nga Lista Serbe, dhe për votimin e tij duhet votat e 2/3 të deputetëve të Kuvendit.

Related posts

Rusia lëshon mbi 1000 bomba, dronë dhe raketa në Ukrainë brenda një jave

admin

Përmbytje në Spanjë, njerëzit nxirren nga makinat

admin

Humbi thellë në zgjedhje përballë laburistëve, Rishi Sunak: Do të jap dorëheqjen si kreu i Partisë Konservatore!

admin