Një burrë irakian ka djegur një kopje të Kuranit jashtë një xhamie në kryeqytetin suedez, Stokholm.
Dhe kjo ngjarje, përveç myslimanëve në gjithë botën, rrezikon të zemërojë Turqinë ndërsa Suedia kërkon të anëtarësohet në NATO, përcjell Telegrafi.
Siç vë në pah Sky News, policia në Stokholm fillimisht dha leje që protesta të zhvillohej, por më vonë e akuzoi burrin për agjitacion kundër një grupi etnik ose kombëtar.
Kjo ishte e fundit në një seri demonstratash kundër Islamit në Suedi që ka zemëruar Ankaranë, për mbështetjen e së cilës ky vend ka nevojë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.
Ndryshe, Turqia ka bllokuar rrugën e Suedisë drejt anëtarësimit, duke e akuzuar atë se strehon njerëz që i konsideron terroristë.
Hakan Fidan, ministri i jashtëm turk, e dënoi aktin, duke postuar në Twitter se ishte e papranueshme të lejoheshin protesta anti-islame në emër të fjalës së lirë.
Ulf Kristersson, kryeministri suedez, refuzoi të spekulojë nëse protesta, gjatë së cilës burri grisi faqet e Kuranit, fshiu këpucët me të, vendosi proshutë dhe i vuri flakën, mund të ndikojë në procesin e NATO-s të Suedisë.
“Është e ligjshme, por jo e përshtatshme”, tha Kristersson, duke shtuar se i takon policisë të merrte vendime për djegien e Kuranit. /telegrafi
Two people have been seen kicking and ripping the Quran in central Stockholm after Sweden allowed the burning of the Quran.
One of the two people that took part in this is an Iraqi refugee named Salwan Momika who was charged after his act.pic.twitter.com/dJBcgeKL48 https://t.co/djXxJURcud— Information Worldwide (@InfoEarthwide) June 28, 2023