RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sali Berisha kandidat i vetëm për kryetar të PD-së, skualifikohen të gjithë rivalët

sali-berisha-kandidat-i-vetem-per-kryetar-te-pd-se,-skualifikohen-te-gjithe-rivalet

Sali Berisha do të jetë kandidati i vetëm në garën për kryetar të Partisë Demokratike.

Edhe pse në fillim u paraqitën si kandidatë edhe Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj, ata janë skualifikuar nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) gjatë procesit të shqyrtimit të dokumentacionit.

Sipas vendimit të KOKOE, skualifikimi i tyre erdhi pasi nuk përmbushnin kriteret statutore të përcaktuara nga partia.

Konkretisht, u vlerësua se kandidatëve u mungonte profili i lartë politik si dhe eksperienca drejtuese në nivele elektorale kombëtare dhe rajonale.

“Nga aplikimet e shqyrtuara rezulton se: Z. Sali BERISHA, anëtar i Partisë Demokratike, ka paraqitur kërkesë për kandidim, së bashku me dokumentacionin përkatës, sipas përcaktimeve të pikës 2 të vendimit nr.35/1 datë 18.03.2016 të KOKOE. Dokumentacioni është i plotë dhe i rregullt dhe KOKOE në mënyrë unanime vlerëson se z. Sali BERISHA plotëson të gjitha kriteret statutore si dhe ato të përcaktuara në pikën 4 të vendimit nr.35/1 datë 18.03.2016 të KOKOE. Zj. Mereme SELA, anëtare e Partisë Demokratike, ka paraqitur kërkesë për kandidim, së bashku me dokumentacionin përkatës, sipas përcaktimeve të pikës 2 të vendimit nr.35/1 date 18.03.2016 të KOKOF. Dokumentacioni është i rregullt, por KOKOE në mënyrë unanime vlerëson se zj. Mereme SELLA nuk plotëson kriteret statutore si dhe ato të përcaktuara në pikën 4 të vendimit nr.35/1 datë 18.03.2016 të KOKОЕ. Konkretisht kandidatja pavarësisht se është anëtare e PD, nuk plotëson kriterin e figurës me profil shumë të lartë publik dhe politik, si dhe atë të eksperiencës drejtuese elektorale ne nivel kombëtar apo rajonal; Z. Vladimir MULAJ, anëtar i Partisë Demokratike, ka paraqitur kërkesë për kandidim, së bashku me dokumentacionin përkatës, sipas përcaktimeve të pikës 2 të vendimit nr.35/1 datë 18.03.2016 të KOKOE. Dokumentacioni është i plotë dhe i rregullt, por KOKOE në mënyrë unanime vlerëson se z. Vladimir MULAJ nuk plotëson kriteret statutore si dhe ato të përcaktuara në pikën 4 të vendimit nr.35/1 datë 18.03.2016 të KOKOE. Konkretisht kandidati pavarësisht se është anëtar i PD nuk plotëson kriterin e figurës me profil shumë të lartë publik dhe politik, si dhe atë të eksperiencës drejtuese elektorale ne nivel kombëtar apo rajonal”, thuhet në vendimin e KOKOE.

Në vendimin e KOKOE thuhet se vetëm 3 kandidatët, Sali Berisha, Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj arritën të plotësonin kriteret me dorëzimin e dokumentacionit për kreun e PD, ndërsa kërkesat e tjera u skualifikuan “se nuk plotësojnë kushtin e paraqitjes nga anëtar të PDSH-së, nuk mund të trajtohen nga KOKOE dhe as nga ndonjë organ tjetër i PDSH sipas Statutit të Partisë”.

Kandidatura e Sali Berishës do t’i propozohet Kryesisë së Partisë Demokratike, e cila pritet të mblidhet më 23 maj për të shqyrtuar më tej procesin.

Në këto kushte, gara për drejtimin e Partisë Demokratike mbetet me një kandidat të vetëm ku pritet rikonfirmimi i Berishës, liderit historik të PD./rtsh

Related posts

SHBA: Presidenti Biden dërgon 1500 trupa në kufi

Muhamet Ramadani

Bisedimet për luftën në Ukrainë, Trump zhvillon një bisedë telefonike me Zelenskyn

admin

Guterres paralajmëron shtetet anëtare për kolaps financiar të OKB-së

Kushtrim Guraj