RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sanchez falënderon vajzën palestineze për muralin e tij në Gaza: “Spanja kujdeset për ju”

sanchez-falenderon-vajzen-palestineze-per-muralin-e-tij-ne-gaza:-“spanja-kujdeset-per-ju”

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, publikoi një video në rrjetet sociale duke falënderuar një vajzë palestineze dhe artistët vendas për pikturimin e një murali me portretin e tij në Gaza, duke riafirmuar mbështetjen e Spanjës për popullin palestinez, transmeton Anadolu.

Në video, Sanchez iu përgjigj mesazhit të një vajze palestineze me emrin Layan, e cila prezantoi portretin e kryeministrit spanjoll që ajo dhe artistë të tjerë e kishin pikturuar mes shkatërrimeve në Gaza.

Ai falënderoi artistët për “gjestin e bukur” dhe shprehu mirënjohje ndaj popullit palestinez për tregimin e “kaq shumë dashurie ndaj Spanjës”.

“Në mes të kaq shumë dhimbjesh, ju gjetët një moment për të na dërguar mirësinë tuaj. Prandaj, Layanit, të gjithë djemve dhe vajzave të Gazës, si dhe familjeve tuaja, dua t’ju them diçka shumë të thjeshtë: e gjithë shoqëria spanjolle ju dëgjon, ju sheh, kujdeset për ju dhe nuk ju harron”, tha Sanchez.

Ai gjithashtu shprehu shpresën se “fëmijët e Gazës do të mund të kthehen të pikturojnë pa frikë në shkollat e tyre dhe të jetojnë një të ardhme në paqe”.

Related posts

Palestina: Të paktën 33 mijë gra dhe vajza palestineze të vrara në sulmet izraelite gjatë 2 viteve

RTI

Koha është flori

RTI

Në Mitrovicë shfaqen posterët ‘Putini në Kosovë’

admin