Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, deklaroi se Spanja dënon në mënyrë të prerë atë që ai e cilësoi si “gjenocid” në Gaza.
Sanchez tha se Spanja prej tetë vitesh ka kundërshtuar “të gjitha luftërat e agresionit”, duke përmendur Ukrainën, Libanin dhe Iranin.
Ai theksoi se Spanja ka refuzuar rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe ka ndërmarrë hapa për të parandaluar agresionet që, sipas tij, bien ndesh me Kartën e OKB-së.
Kryeministri spanjoll përmendi gjithashtu sanksionet ndaj Rusisë, embargon e armëve ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut dhe ndalimin e përdorimit të territorit spanjoll për veprime që bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare.
“E dënojmë pa mëdyshje një gjenocid që Netanyahu po vazhdon ta kryejë në Gaza”, deklaroi Sanchez. /mesazhi

