RTV AHIRETI
Kuzhinë

Sandviç me djathë dhe dredhëza: Kombinim i cili do t’ju magjeps!

sandvic-me-djathe-dhe-dredheza:-kombinim-i-cili-do-t’ju-magjeps!

Bëni sandviç në këtë mënyrë dhe kënaquni me kafshata të shijshme

Përbërësit:

– 6 feta bukë,
– 3-4 lugë gjalpë kokosi,
– 100 gramë dredhëza të freskëta,
– 1 lugë të vogël vaj ulliri,
– ½ luge të vogël uthull,
– pak lëvore limoni,
– 200 gramë djathë,
– kripë,
– piper.

Përgatitja:

• Bukën nga njëra anë lyeni me gjalpë kokosi. Ajo anë do të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me tavën e vogël dhe do të piqet.

• Në një enë të vogël përzieni dredhëzat e grira hollë, vajin e ullirit dhe uthullën.

• Shtoni lëvoret e limonit, kripën dhe piperin.

• Në fetën e bukës qitni djathë dhe dredhëza, mbuloni me fetën tjetër dhe piqni 3 – 4 minuta nga secila anë.

Kënaquni! – transmeton Telegrafi.

The post Sandviç me djathë dhe dredhëza: Kombinim i cili do t’ju magjeps! appeared first on Telegrafi.

Related posts

Receta për ‘muffin’ pa gluten dhe pa alergjenë

admin

Omëletë me perime dhe proshutë

Muhamet Ramadani

Receta për humus me ujë: Lyerje e shijshme për mëngjes

Muhamet Ramadani