RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sarkozy humb në Apel, 3 vite në arrest shtëpie

sarkozy-humb-ne-apel,-3-vite-ne-arrest-shtepie

Avokatja: Do e dërgojmë çështjen në Gjykatën e Kasacionit

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, humbi betejën e radhës në Gjykatën e Apelit ku kishte ankimuar vendimin e shkallës së parë që e dënonte me burg për një rast korrupsioni.

Megjithatë, Sarkozy nuk do të dërgohet në qeli pas Apeli vendosi arrest shtëpie. Atij i është ndaluar të ushtrojë funksione publike për tre vjet. Gjatë gjithë kohës duhet mbajë pajisjen monitoruese.

Pas vendimit, avokatja e Sarkozy tha se çështjen do e dërgojë në Gjykatën e Kasacionit.

Në vitin 2021, Sarkozy u dënua me 3 vite burg për korrupsion. Sipas akuzës, ai tentoi të influenconte te një gjykatës në lidhje me një çështje hetimore. Ish presidenti i kërkoi informacione gjykatësit dhe në këmbim i ofroi transferim në një gjykatë më të lartë.

Nicolas Sarkozy u zgjedh presidenti i Francës në vitin 2007. Administrata e tij mbahet mend për politikat e forta kundër emigracionit dhe u përpoq të reformonte ekonominë franceze gjatë një presidence që ushtroi funksionet gjatë një krize financiare globale. /tvklan

Related posts

OBSH tërheq vëmendjen në dallimin e mënyrës së transmetimit midis Mpox dhe COVID-19

admin

Të paktën 11 palestinezë të vrarë në sulmet e fundit të Izraelit në Rafah

admin

Analiza e REL: Çfarë duhet të bëjnë Ukraina dhe Moldavia që të bëhen anëtare të BE-së?

admin