RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Opozita turke konteston rezultatin e zgjedhjeve

opozita-turke-konteston-rezultatin-e-zgjedhjeve

Kërkohet rinumërimi i mijëra kutive

Grupimi më i madh opozitar në Turqi, i kryesuar nga republikanët, konteston rezultatin e zgjedhjeve të presidenciale dhe parlamentare që u mbajtën njëherësh, të Dielën.

Muharrem Erkek, nënkryetar i Partisë Republikane Popullore, në një konferencë për shtyp tha se në afro 2300 kuti votimi për presidentin dhe në mbi 4800 të tjerë për parlamentin, numëruesit e opozitës kanë konstatuar vota të kandidatit opozitar Kemal Këllëçdarollu, të pa numëruara ose të raportuara për kandidatë të tjerë.

Ai dorëzoi një kërkesë pranë komisionit zgjedhor për rinumërimin dhe rivlerësimin e këtyre votave, ndonëse pranoi se ato mund të mos e ndryshojnë rezultatin.

Sondazhet e parashikonin Kemal Këllëçdarollun si njeriun që do të rrëzonte Rexhep Taip Erdoganin nga pushteti pas 20 vitesh. Megjithatë, Erdogan siguroi shumicën në garën presidenciale të së Dielës, por duke mos mundur të kapërcejë pragun e 50%-shit, do të përballet në balotazh me Këllëçdarollun në balotazhin e 28 Majit. /tvklan

Related posts

Kryeministri britanik Rishi Sunak pranon humbjen e zgjedhjeve: Telefonova Keir Starmer për ta uruar për fitoren! Verdikti i popullit, i qartë

admin

Ushtria izraelite arreston dhjetëra palestinezë në Bregun Perëndimor, përfshirë gra dhe gazetarë

admin

Komisioneri Varhelyi në Ankara: Gjenerata ime nuk ka parë kurrë një tërmet të tillë – VIDEO

admin