Sindikata e Bashkuar e Arsimit, përmes një postimi në Facebook kanë shkruar se greva do të vazhdojë në të tërë Kosovën derisa Qeveria të reflektojë mbi kërkesat e tyre.
Tutje, ata kanë bërë të ditur se zyra ligjore do të përgatisë kallëzim penal ndaj atyre që kanë shtruar presion e kërcënime karshi sindikalistëve grevistë.
Postimi i plotë i SBASHK-ut.
“Sot është bërë vizita në komunën e Lipjanit dhe Shtimes, ku vizituam shkollën “Ismail Luma” në Lipjan dhe çerdhen e kësaj komune dhe po ashtu në komunën e Shtimes u vizitua shkolla “Emin Duraku”. Gjatë takimit me sindikalistët u bisedua për ecurinë e grevës si dhe për kërcënimet dhe presionet që kanë filluar të zhvillohen karshi sindikalistëve grevistë. Përkundër kësaj grevistët ishin të vendosur të vazhdohet me grevën pa marr parasysh presioneve kush i bënë dhe nga vijnë deri në realizimin e kërkesave tona që janë të njohura për publikun. Përfaqësuesit e nivelit qendror të SBASHK-ut u thanë sindikalistëve se ata do të qëndrojnë të vendosur për të realizuar kërkesat e tyre, ndërsa për presionet u informuan se zyra ligjore pranë BSPK-së do të analizoj këto presione e kërcënime dhe do të përgatis kallëzim penal karshi atyre që kanë filluar të i bëjnë këto presione ose edhe ata që do ti bëjnë. Greva vazhdon në gjithë Kosovën derisa Qeveria të reflekton, të bën zgjidhjen e kërkesave tona. Këshilli Grevist i SBASHK-ut.”
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka paralajmëruar grevë nga 25 gushti. Por ky vepron është cilësuar si kërcënim nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. E kjo e fundit i ka thirrur mësimdhënësit në një takim për të diskutuar në lidhje me këtë çështje.