RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MAShTI kërkon që greva të ndërpritet, thonë se janë gati të fillojë mësimi më 1 shtator

mashti-kerkon-qe-greva-te-nderpritet,-thone-se-jane-gati-te-filloje-mesimi-me-1-shtator

Nesër është dita kur duhej të fillojë mësimi i vitit të ri shkollor, por greva e filluar ditë më parë nga SBASHK e ka vënë në pikëpyetje fillimin e mësimit.

Dukagjin Pupovci zëvendësministër i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT), tha janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitin të ri shkollorë me 1 shtator.

“MASHTI-i i ka bërë të gjithë përgatitjet, edhe komunat i ka bërë përgatitjet. Po ashtu është bërë shpërndarja e teksteve, me përjashtim të klasës së pestë e që do të kryhen në dy ditët e ardhshme. Fëmijët duhet të shkojnë në shkollë, edhe mësimdhënësit duhet të shkojnë në shkollë. Kjo grevë është e pranishme në sektorin e arsimit dhe shumë pak në sektor të tjerë”, tha ai sot.

Sipas tij pjesëmarrja në grevë është individuale. “Mendoj se forma më e mirë do të ishte komunikimi i drejtpërdrejt e prindërve me mësimdhënësit. Prindërit duhet ‘i dërgojnë nesër fëmijët në shkollë. Ne nuk po bëjmë presion ndaj grevistëve”, deklaroi ai.

Pupovci vlerësoi se SBASHK nuk duhet të jetë si pikë informuese për nxënësit, por janë shkollat ato që do të duhej ta bënin.

Ai tha se greva është e drejtë e secilit dhe për këtë nuk kanë asgjë kundër

Related posts

E konfirmon Kurti: Nesër betohen kryetarët e komunave veriore

admin

Sulmi me qindra të vdekur në Moskë, ambasadorja amerikane në Rusi del me komunikatë të pazakonte diplomatike, çfarë deklaroi ajo për pretendimet e qeverisë së Putinit

admin

SHBA përshëndet përpjekjet e Turqisë për të bindur Rusinë që t’i kthehet marrëveshjes së drithërave

rezart morina