RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Scholz: Jemi seriozë për perspektivën në BE të vendeve të Ballkanit

scholz:-jemi-serioze-per-perspektiven-ne-be-te-vendeve-te-ballkanit

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se vendi i tij është shumë serioz për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE).

“Si Gjermani, ne jemi shumë seriozë për perspektivën e BE-së të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Unë do të doja të them se kjo vlen veçanërisht për Maqedoninë e Veriut”, tha Scholz në një konferencë për media pas një takimi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në Berlin.

Duke theksuar se Gjermania ka “respekt të madh” për identitetin, gjuhën dhe historinë maqedonase, si dhe për përpjekjet reformuese të Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së, Scholz tha: “Amendamenti i planifikuar kushtetues tani është i një rëndësie të madhe. Suksesi varet nga ai. E di që kjo nuk është një detyrë e lehtë, por e nevojshme në kontekstin e hapjes së rrugës drejt procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

I pyetur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Scholz tha se ka një marrëveshje mes dy vendeve që është propozuar e negociuar dhe se pritet zbatimi i saj. Ai tha po ashtu se shpreson që të gjithë të bëjnë pjesën e tyre për të krijuar marrëdhënie të mira fqinjësore.

Related posts

Ambasadori gjerman rithekson: Liberalizimi nuk është për të punuar

rezart morina

Vajza sulmohet fizikisht nga ish-i dashuri, çfarë ndodhi në Pejë

admin

BE-ja përjashton Kosovën, Malin e Zi dhe Republikën Sërpska nga grantet

admin