RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Scholz mbështet marrëveshjen e BE-së për azilin

scholz-mbeshtet-marreveshjen-e-be-se-per-azilin

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka mbështetur planet e diskutueshme të Bashkimit Evropian për politika më të ashpra të azilit dhe migracionit, përgjatë kufijve të jashtëm të bllokut, gjatë një seance parlamentare, në Bundestag.

për të miratuar politika më të ashpra të azilit dhe migracionit në të gjithë bllokun

“Kjo është një marrëveshje historike sepse tregon se BE-ja mund të kapërcejë mosmarrëveshjet e saj edhe për çështjet më të diskutueshme”, tha Scholz.

“Gjermania do të jetë gjithashtu përgjegjëse për krijimin e një sistemi të ri dhe të drejtë, pasi deri më tani ne kemi qenë destinacioni kryesor për migrimin e brendshëm, kryesisht të pakontrolluar brenda zonës Shengen”, tha ai, duke iu referuar zonës së udhëtimit pa viza në Evropë.

Në fillim të qershorit, vendet e BE-së votuan në favor të rishqyrtimit të plotë të procedurave të azilit.

Rregullat e miratuara se fundmi, u bëjnë thirrje azilkërkuesve të qëndrojnë në ambiente pritëse, të kontrolluara rreptësisht, ndërkohë që kërkesat e tyre shqyrtohen.

Personave që iu refuzohet kërkesa për azil do të duhet të kthehen menjëherë.

Gjermania ka rënë dakord për rregulla të reja më strikte të propozuara.

Qeveria e Scholz u detyrua të hiqte dorë nga kërkesa e saj që familjet me fëmijë të përjashtoheshin nga të ashtuquajturat procedura kufitare. /koha

Related posts

Blinken udhëton në Lindjen e Mesme për të kërkuar t’i jepet fund dhunës

admin

Lituania shkëputet për herë të parë nga varësia energjitike ruse

admin

Qeveria kushtëzon zgjedhjet në veri me largimin e masave ndëshkuese të BE-së

rezart morina