RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet një serb i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it

arrestohet-nje-serb-i-dyshuar-per-sulm-ndaj-kfor-it

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb me vendbanim në Mitrovicë të Veriut, i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it.

Përmes një komunikate të lëshuar për medie, thuhet se ky i fundit ishte përfshirë në sulm më 29 qershor 23, ku si pasojë e dhunës dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime trupore.

“Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për sulm ndaj KFOR-it. Si rezultat i punës dhe hetimeve intensive të realizuara nga Policia e Kosovës, sot në orët e paradites është arrestuar i dyshuari mashkull serb N. O., me vendbanim në Mitrovicë Veri, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, si i dyshuar për përfshirje në rast të sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare – KFOR-it. Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer pas sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it me datën 29 qershor 2023, ku si pasojë e sulmeve dhe dhunës së shfaqur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në komunikatë.

Derisa kanë shtuar që të gjitha veprimet e mëtejme do t’i ndërmarrin në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, përcjell teve1.info.

“Policia e Kosovës, do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin”, thuhet tutje në komunikatë,

Related posts

Stoltenbergu viziton sot Kosovën

admin

Princi William i Uellsit: Të përfundojë sa më parë konflikti në Gaza

rezart morina

Arabia Saudite njofton miliarda dollarë marrëveshje investimesh në samitin Arabo-Kinez

rezart morina