RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Scholz viziton Korenë e Jugut pas mbylljes së samitit të G7

scholz-viziton-korene-e-jugut-pas-mbylljes-se-samitit-te-g7

Kancelari gjerman, Olaf Scholz do të zhvillojë sot një vizitë në Korenë e Jugut, pas mbylljes së samitit të Grupit të Shtatë (G7) në Hiroshima, Japoni, në fundjavë.

Scholz ka planifikuar të vizitojë zonën e çmilitarizuar (DMZ) që kalon përgjatë vijës së demarkacionit midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut.

Vendi është ndarë ashpër midis veriut komunist dhe jugut demokratik që kur Lufta Koreane përfundoi me një armëpushim 70 vjet më parë.

Scholz do të takohet gjithashtu me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol në kryeqytetin e Seulit.

Kjo është vizita e parë dypalëshe e një udhëheqësi gjerman në Kore në 30 vjet.

Ish-kancelarja, Angela Merkel udhëtoi në Korenë e Jugut vetëm një herë gjatë një samiti të G20 në 2010.

Marrëdhëniet ekonomike shihen si fokusi kryesor i vizitës së Scholz.

Scholz po kërkon të reduktojë varësinë e ekonomisë gjermane nga Kina dhe të zgjerojë marrëdhëniet me vendet e tjera aziatike.

Koreja e Jugut është ekonomia e katërt më e madhe në Azi pas Kinës, Japonisë dhe Indisë.

Bashkëshortja e Scholz, Britta Ernst, e ka shoqëruar atë në samitin e G7 në Japoni dhe do t’i bashkohet edhe në Korenë e Jugut. /atsh

Related posts

Kirby: Nuk ka ende një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura izraelite

admin

Arti në zi! Ndahet nga jeta këngëtari shqiptar

admin

Udhëheqësit e Egjiptit, Jordanisë dhe Palestinës, takim trepalësh për të diskutuar çështjet rajonale

rezart morina