Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga zëdhënësi i departamentit të jashtëm, Matthew Miller thuhet se në bisedën dypalëshe u diskutuan interesat e përbashkëta.
“Sekretari dhe kryeministri diskutuan fushat e interesit reciprok përfshirë zgjerimin dhe thellimin e integrimit të Izraelit me vendet e rajonit në Lindjen e Mesme përmes normalizimit” njoftohet në deklaratë.
Blinken ka theksuar se duhet të përmbushen angazhimet e dhëna në takimet rajonale Akaba dhe Sharm El-Sheikh për t‘u distancuar nga masat që minojnë shpresat e zgjidhjes me dy shtete, thuhet në deklaratën ku theksohet se është diskutuar gjithashtu edhe për vështirësitë rajonale më të gjera si kërcënimi që përbën Irani si dhe angazhimi i SHBA-së për sigurinë e Izraelit.