RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sekretari i Jashtëm britanik: Problemet globale nuk mund të zgjidhen pa Kinën

sekretari-i-jashtem-britanik:-problemet-globale-nuk-mund-te-zgjidhen-pa-kinen

Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly, deklaroi se shumë probleme të rëndësishme globale nuk mund të zgjidhen pa Kinën, transmeton Anadolu.

Ministria e Jashtme Britanike ka publikuar një deklaratë me shkrim në lidhje me vizitën zyrtare që Cleverly do të realizojë nesër në Kinë.

Në deklaratën ku thuhet se Cleverly është ministri i parë i Jashtëm që viziton Kinën pas 5 vitesh, theksohet se ministri britanik do të takohet me homologun e tij kinez, Wang Yi dhe zv/presidentin kinez, Han Zheng​​​​​​​.

Duke kujtuar se Kina është prodhuesi më i madh i karbonit dhe investitori i qëndrueshëm i energjisë, deklarata thekson: “Probleme të tilla si ndryshimi i klimës nuk mund të zgjidhen pa Kinën. Zgjedhjet e Kinës janë kritike në trajtimin kolektiv të këtij problemi global”.

“Është e rëndësishme që ne të ruajmë marrëdhëniet tona me Kinën për çështje të ndryshme. Shumë probleme të rëndësishme globale, nga ndryshimet klimatike te parandalimi i epidemive, nga paqëndrueshmëria ekonomike te përhapja e armëve bërthamore, nuk mund të zgjidhet pa Kinën”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Duke thënë se historia, madhësia dhe rëndësia globale e Kinës nuk mund të injorohen, Cleverly tha: “Megjithatë, kjo sjellë një përgjegjësi në skenën globale. Kjo përgjegjësi nënkupton përmbushjen e angazhimeve dhe detyrimeve ndërkombëtare të Kinës”.

Related posts

25 vjet pas ballafaqimit me të kaluarën në Kosovë, prezantohet hulumtimi dhe më pas diskutim publik

RTI

Pa’lestina mirëpret vendimin e GJND-së: Triumf për drejtësinë dhe ripohim të së drejtës së popullit pa’lestinez për vetëvendosje

rezart morina

Ganë, mbi 23 mijë persona të prekur me HIV në 6 muaj

admin