RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sekuestrohen armë zjarri dhe municion në pikëkalimin kufitar Qafë Prush

sekuestrohen-arme-zjarri-dhe-municion-ne-pikekalimin-kufitar-qafe-prush

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar, ka zhvilluar një operacion kontrolli ndaj një automjeti në pikëkalimin kufitar Qafë Prush, në dalje drejt Republikës së Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të detajuar është konstatuar prania e një arme zjarri pa numër serik, e fshehur në pjesën e brendshme të automjetit. Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar municion i kalibrave të ndryshëm rreth 120copë, si dhe një shumë parash në valutën euro.

Rasti i është dorëzuar Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar për vazhdimin e hetimeve dhe ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Related posts

11 fëmijë në Kosovë me sëmundjen e rrallë, MSH tender për furnizim me terapi në vlerë mbi 5 milionë euro

RTI

“Freskia” dhuron gjak

admin

Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Në 24 orët e fundit në sulmet izraelite u vranë 250 palestinezë

Muhamet Ramadani