RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Senatori amerikan Chris Van Hollen premton të bllokojë paketën e armëve prej 2.8 miliardë dollarësh për Izraelin

senatori-amerikan-chris-van-hollen-premton-te-bllokoje-paketen-e-armeve-prej-2.8-miliarde-dollaresh-per-izraelin

Senatori amerikan Chris Van Hollen ka deklaruar se do të përpiqet të bllokojë paketën e propozuar të armëve prej 2.8 miliardë dollarësh për Izraelin nga administrata e presidentit Donald Trump.

Në një postim në rrjetin social X, Van Hollen kritikoi përdorimin e parave të taksapaguesve amerikanë për financimin e armëve, ndërsa vazhdon dhuna në Gaza.

Ai tha se administrata po dërgon “2.8 miliardë dollarë bomba të paguara nga taksapaguesit amerikanë” për një qeveri të udhëhequr nga një person që, sipas tij, është i kërkuar për krime lufte.

Van Hollen kritikoi gjithashtu kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për vazhdimin e sulmeve në Gaza dhe për pengimin e drejtësisë për amerikanët e vrarë në konflikt.

“Si është kjo ‘Amerika e para’?”, pyeti senatori, duke shtuar se ligjvënësit do të punojnë për ta ndaluar paketën e armëve. /mesazhi

Related posts

Osmani në mbështetje të marshit për ish-krerët e UÇK-së

Hevzi

Do të zgjasë 4 minuta/ Kur pritet të ndodhë eklipsi total diellor dhe kush mund ta shohë?

admin

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi dhe Turqi

admin