RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Senatori amerikan Sanders: SHBA-ja të ndalojë mbështetjen ushtarake për Izraelin

senatori-amerikan-sanders:-shba-ja-te-ndaloje-mbeshtetjen-ushtarake-per-izraelin

Senatori amerikan Bernie Sanders tha se ndihmat ushtarake të vendit të tij për Izraelin duhet të ndalen, transmeton Anadolu.

Në një postim në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X, Sanders theksoi se që nga tetori i vitit 2023 Izraeli ka vrarë më shumë se 1.000 palestinezë në Bregun Perëndimor.

Duke vënë në dukje se Izraeli kryen sulme çdo ditë në rajon, Sanders thotë se “qëllimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe aleatëve të tij është aneksimi me forcë”.

“SHBA-ja ua dha atyre këtë mundësi. Tashmë të mos jepet më ndihmë ushtarake amerikane për Izraelin”, deklaroi Sanders.

Që kur Izraeli nisi ofensivën e tij kundër Rripit të Gazës në tetor 2023, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar.

Sipas të dhënave nga Këshilli për të luftuar murin e ndarjes dhe vendbanimet hebraike, i lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO), 1.080 palestinezë janë vrarë dhe rreth 11 mijë të tjerë janë plagosur në sulmet e përshkallëzuara nga ushtria izraelite dhe izraelitët që kanë uzurpuar tokat palestineze në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor që nga tetori i vitit 2023.

Related posts

Ky është personi që mbeti i vrarë në një kafiteri në Skenderaj

admin

FOTOLAJM/ Zhvillohet festivali “Tomatina” në Spanjë, mbi 22 mijë njerëz “luftojnë me domate” e lyejnë me të kuqe rrugët e qytetit Bunol

admin

FSK-së i shtohen snajperistë profesionalë të specializuar në Jordani

Muhamet Ramadani