Qytetarët serbë në veri kanë filluar të mblidhen në Rudarë, në afërsi të Zveçanit.
Sipas informatave të REL-it nga terreni, rrugët janë bllokuar në Rudarë, komuna e Zveçanit, si dhe në Leposaviq.
Sipas informatave të Radio Evropës së Lirë nga vendi i ngjarjes, aty janë parë burra të maskuar dhe gra.
Gjithë kjo raportohet të ketë ndërlidhje me arrestimin që ka ndodhur sot në Jarinje të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.
Në këtë vend, Rudarë, më herët janë ngritur barrikada nga serbët lokalë.
Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviq, ka deklaruar se në Jarinjë sot është arrestuar Dejan Pantiq, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës.