RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump dhe Netanahyu, disfatë në Hungari: bie Orban!

trump-dhe-netanahyu,-disfate-ne-hungari:-bie-orban!

Ndryshim pushteti aty ku ku prej 16 vitesh qeveriste një njeri

Pas 16 vitesh ne pushtet, Viktor Orban pësoi humbje në zgjedhjet parlamentare hungareze, duke parë kundërshtarin e tij, Peter Magyar, të mblidhte shumicën në parlamentin hungarez.

Në një fjalim drejtuar mbështetësve të tij, kryeministri në largim i vendit theksoi se e përgëzoi fituesin, ndërsa vuri në dukje se rezultati i zgjedhjeve, megjithëse i dhimbshëm, është i qartë.

“Rezultati i zgjedhjeve është i dhimbshëm për ne, por i qartë. Nuk na u dha përgjegjësia dhe mundësia për të qeverisur. E përgëzoj fituesin. Ne kurrë nuk dorëzohemi, kjo është e vetmja siguri për ne. Ditët në vijim do të na ndihmojnë të shërojmë plagët tona”, tha Orbán në një fjalim drejtuar votuesve të partisë Fidesz, duke shtuar se partia e tij do të mbrojë interesat e Hungarisë nga pozicioni i opozitës.

Thënë ndryshe, në Hungari pësoi disfatë edhe vetë Trump, pasi Orban ishte aleati më i madh i tij në Europë. Për këtë arsye, Trump dhe administrata e tij e përkrahën hapur kryeministrin jetëgjatë hungarez.

Orban ishte po ashtu dhe mik i Netanyahut dhe përkrahës i qartë i politikave izraelite.

Ishte gjithashtu një katolikocentrik me prirje antiislame sa i përket emigracionit të popullatave muslimane në Europë. /tesheshi

Related posts

Kurti: S’ka kurrfarë keqpërdorimi, të korruptuarit i gjeni tek elita e vjetër politike, gjykatës e mediat

Muhamet Ramadani

Ukraina deri në fund të vitit 2022 pret të marrë 12 deri në 16 miliardë dollarë nga partnerët perëndimorë

admin

Bora shkakton probleme në Bosnjë e Hercegovinë, një person humb jetën në Sarajevë

admin