Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve serbë kanë protestuar para stacionit policor në Mitrovicën e Veriut. Ata kanë protestuar kundër arrestimit të katër të rinjve serbë, të cilët dyshohet se sulmuan policinë një ditë më parë.
Në këtë protestë ishin edhe përfaqësues të Listës Serbe dhe Demokracisë Serbe.
Sipas Policisë së Kosovës, të rinjtë serbë u arrestuan pasi dyshohet se sulmuan dhe fyen zyrtarët policorë.
The post Serbët protestojnë para stacionit policor në Mitrovicë të Veriut first appeared on Radio Televizioni Iliria.