RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Serbët thirrje “tradhti” e ofendime ndaj Vuçiqit

serbet-thirrje-“tradhti”-e-ofendime-ndaj-vuciqit

Pas disa orësh tensione, është qetësuar situata në Mitrovicën e Veriut. Gjatë ditës, Policia ka arrestuar një të dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it e Policisë. Në aksion u lënduan tre policë. Pas arrestimit, në veri u lëshua alarmi, ndërsa Policia shtoi praninë në Lagjen e Boshnjakëve. Pas disa orësh qëndrimi në prani të shtuar, Njësia Speciale e Policisë është zhvendosur pas bisedës me KFOR-in pasi kishte hyrë më thellë në pjesën veriore. Janë kthyer sërish në Lagjen e Boshnjakëve, raporton gazetari i KOHËS, Fitim Gashi.

Siç raporton Kossev, disa njerëz janë grumbulluar në afërsi të shkollës teknike në Mitrovicë të Veriut, duke brohoritur “tradhti” si dhe e kanë ofenduar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Protestuesit u kanë dhënë ultimatum gjysmë ore përfaqësuesve të Listës Serbe të dalin me qëndrim. I kanë akuzuar se “nuk mund t’i përfaqësojnë më”.

Sveçla: Arrestohet një nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it, tre policë të lënduar në aksion
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se në veri të vendit është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Milun Milenkoviq – Llune, për të cilin ka thënë se është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja…

Që nga 26 maji, serbët në veri janë duke protestuar kundër vendosjes së kryetarëve të rinj të komunave në objektet komunale në veri.

Protestat fillimisht ishin të dhunshme. Nga përplasjet pësuan 30 ushtarë të KFOR-it e disa policë të Kosovës.

Situata më pas ka qëndruar më e qetë.

Të martën, kryeministri Albin Kurti doli me propozim pesëpikësh për shtensionim në veri. Ka thënë se propozimin ua ka dërguar edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë, por se ende s’ka marrë përgjigje.

Related posts

Përballje e ashpër e kandidatëve për kryeministër të Britanisë

admin

Nga prapambeturia në qytetërim…

admin

150 kamionë me ndihma humanitare hynë në Rripin e Gazës të dielën

admin6