RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Publikohet fotografia e të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, i cili u arrestua sot në veri të Mitrovicës

publikohet-fotografia-e-te-dyshuarit-per-sulm-ndaj-kfor-it,-i-cili-u-arrestua-sot-ne-veri-te-mitrovices

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Milun Milenkoviq- Llune, njëri nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile”.

Milenkoviq ishte edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës që ndodhën më 29 maj 2023 në Zveçan.

Arrestimin e tij e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla ka thënë se gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë.

Konfirmohet arrestimi i Milun Milenkoviq, njëri nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan
“Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cenuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Milun Milenkoviq gjithashtu raportohet se është trajner i njohur i kikboksit në veri të Mitrovicës.

Sirenat e alarmit janë dëgjuar në veri pasditen e së martës, teksa bëhet e ditur që qytetarët serbë kanë filluar të grumbullohen në qytet.

Related posts

Gjermania këtë vit raporton mbi 250 krime islamofobike

admin

Escobar: Nuk kam marrë asnjë zotim nga Kurti për Asociacionin

Muhamet Ramadani

Kina ndalon përdorimin zyrtar të markave të huaja, duke përfshirë iPhone

admin