RTV AHIRETI
Uncategorized

Serbëve në Kosovë u dalin pagat në llogari, thonë se mungon dinari

serbeve-ne-kosove-u-dalin-pagat-ne-llogari,-thone-se-mungon-dinari

Rreth 200 punonjësve serbë në veri të Mitrovicës u kanë dalë pagat nga Serbia në llogaritë e tyre, por se thonë se mungon dinari dhe nuk kanë mundur t’i tërheqin mjetet.

Një nga të tubuarat para kursimores së postës, Sllagjana Millenkoviq, ka deklaruar se është e nervozuar me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, që sipas saj po ua vështirëson jetën, transmeton Telegrafi.

“Po na e vështirëson jetën, nuk po mund të tërheqim rrogën. Jo të gjithë mund të shkojnë në Serbi të marrin rrogën. Ka të moshuar dhe të sëmurë”, tha Millenkoviq.

“Një herë kanë arritur në sportel të tërheq 10 mijë dinarë, por edhe kjo është kufizuar”, shtoi ajo.  /Telegrafi/

 

The post Serbëve në Kosovë u dalin pagat në llogari, thonë se mungon dinari first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Kuvendi sërish nuk arrin t’i miratojë marrëveshjet ndërkombëtare, as votat e AAK-së nuk “kryejnë punë”

RTI

10 fastest growing travel destinations in Europe of 2017

admin

Suedia bëhet sot anëtare e NATO-s, të hënën do të valëvitet flamuri i shtetit nordik në Bruksel

RTI