Sot në një tubim të Shoqërisë Demokratike Ruse në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, u protestua kundër luftës në Ukrainë ndërsa u kërkua tërheqja e menjëhershme e trupave ruse nga territori ukrainas dhe një vit të ri 2023 pa luftë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në tubim u theksua se lufta në Ukrainë nuk bëhet në emër të popullit rus dhe se është një luftë kriminale që është turp për Rusinë dhe që duhet të ndalet sa më parë me tërheqjen e ushtrisë ruse.
Më tej u tha se ushtarët rusë u mobilizuan nga pjesët më të varfra të vendit, se presidenti rus Vladimir Putin në mënyrë të pashpirt po i shkatërron dhe se kjo duhet të ndalet urgjentisht,. Ata kërkuan të ndalet vrasja e ukrainasve dhe shkatërrimi i qyteteve të Ukrainës.
Gjatë protestë u potencua se në Rusi është shumë e rrezikshme të protestosh kundër luftës, por se gjithnjë e më shumë njerëz, secili në mënyrën e vet, po përpiqet të ndikojnë në përfundimin e luftës sa më shpejt të jetë e mundur.
Shtetasit rusë që kundërshtojnë luftën “djegin” komisariatet ushtarake dhe qendrat e rekrutimit dhe shkruajnë grafite kundër luftës dhe se ata që kundërshtojnë publikisht luftën përfundojnë në burgje, u tha në tubim.
Është vlerësuar se dihet shumë pak për këtë sepse sytë e botës janë në Ukrainë “dhe shumica e mediave serbe janë në pozicionin e qeverisë zyrtare të Putinit”.
Gjithashtu u tha se rreth një milion qytetarë u larguan nga Rusia për shkak të luftës dhe se rreth 300 organizata ruse kundër luftës morën pjesë në kongresin e mbajtur së fundmi në Berlin.
Protestuesit theksuan se këto organizata mbledhin ndihma financiare për Ukrainën dhe se lëvizja kundër luftës në Rusi është e fortë dhe po forcohet.
Protestuesit ecën nëpër rrugët qendrore të Beogradit në përpjekje për të arritur te Ambasada e Rusisë, por policia bllokoi afrimin drejt ndërtesës dhe një kordon policor për të shpërndarë demonstratat u vendos përpara ambasadës.
Protestuesit brohorisnin “Jo luftës!”, “Ne jemi Rusia, Putini nuk është Rusi” dhe “Rusia pa Putin”, “Paqe për Ukrainën, liri për Rusinë” dhe “Rusia do të jetë e lirë” dhe kërkuan lirimin e disidentëve rusë.
Gjatë rrugës për në Ambasadën e Rusisë, demonstruesit u ndalën për disa minuta para Ambasadës së Bjellorusisë dhe brohoritën “Lukashenko në Hagë” dhe “Rroftë Bjellorusia”.