RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Serbi, mbi 600 të arrestuar në operacionin kundër emigrantëve të parregullt

serbi,-mbi-600-te-arrestuar-ne-operacionin-kunder-emigranteve-te-parregullt

Mbi 600 persona janë arrestuar pas një operacioni në shkallë të gjerë që u fillua pas një raportimi për një konflikt të armatosur mes emigrantëve të parregullt në zonën Horgos të Serbisë, në kufi me Hungarinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme e Serbisë, thuhet se ekipet e policisë zhvilluan një operacion në rajon pas një denoncimi se në fshatin Horgos emigrantët e parregullt duke qarkulluar nëpër rrugë kanë hapur zjarr ndaj njëri-tjetrit.

Në operacionin e kryer me helikopter dhe dronë nga policia speciale e Serbisë, informohet se janë arrestuar mbi 600 persona dhe se në vendin e ngjarjes janë kapur 6 emigrantë.

Po ashtu në deklaratë bëhet e ditur se operacioni është organizuar edhe në kryeqytetin Beograd.

Ndërkohë, njoftohet se në zonë ka vajtur edhe ministri i Brendshëm serb, Bratislav Gasiq.

Related posts

Sveçla merr pjesë në panairin e sigurisë “Eurosatory 2024” në Paris, e sheh nga afër “Shotën”

admin

Policia jep detaje për plagosjen e 38 vjeçarit dje në Mitrovicë, të dyshuarit ende në arrati

admin

Plagoset një grua në Fushë-Kosovë

admin