RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova u shfaq si shtet i pavarur

serbia-abstenoi-per-harten-e-re-ne-okb,-me-arsyetimin-se-kosova-u-shfaq-si-shtet-i-pavarur

OKB-ja miratoi këtë javë një hartë të re të botës, për të reflektuar madhësinë e vërtetë të Afrikës. 164 shtete votuan pro, vetëm SHBA-ja kundër dhe 6 shtete abstenuan.

Në mesin e atyre që abstenuan ishte edhe Serbia. Arsyeja për këtë është se harta e paraqitur në OKB e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

“Rezoluta e propozuar e përmirëson një padrejtësi historike, por e përdor projeksioni e Equal Earth, që e paraqet Kosovën si shtet më vete. Kjo shkon në kundërshtim me rendin tonë kushtetues dhe interesat kombëtare, dhe nuk mund të përkrahet as indirekt. Përkrahja e një propozimi të tillë mund të keqpërdoret apo interpretohet si mbështetje për pavarësinë e njëanshme të Kosovës”, ka thënë Ministria e Jashtme e Serbisë në një përgjigje me shkrim për BBC në serbisht.

Propozues i rezolutës ishte Togo, shtet afrikan që e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2014, por që sipas pretendimit të Serbisë e ka tërhequr njohjen në vitin 2019.

Related posts

Arabia Saudite do të mbjellë 100 milionë pemë përgjatë brigjeve të saj

Muhamet Ramadani

Mazhoranca pasive në Kuvend, miratoi vetëm 1 për qind të agjendës legjislative të vitit 2024

Muhamet Ramadani

Mustafi: Serbia të japë llogari për shkatërrimin sistemit të drejtësisë në Luginën e Preshevës

Muhamet Ramadani