RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Serbia kërkon mbylljen e kufijve për kosovarët që vijnë nga diaspora

serbia-kerkon-mbylljen-e-kufijve-per-kosovaret-qe-vijne-nga-diaspora

Slavisha Ristiq,anëtar i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka kërkuar që të mos u lejohet hyrja në Serbi, kosovarëve që vijnë nga diaspora për festat e fundvitit.

Kështu raportojnë mediat në Serbi duke cituar anëtarin e këtij komisioni, Ristiq të ketë thënë se, nëse kryeministri i Kosovës, vazhdimisht ka bërë thirrje për reciprocitet kur merr vendime të paarsyeshme, pse shteti i Serbisë, të mos bëjë reciprocitet në lidhje me lëvizjen e shqiptarëve në Serbi.

“Nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdimisht ka bërë thirrje për reciprocitet kur merr vendime të paarsyeshme, pse shteti i Serbisë, sipas të njëjtit sistem, të mos bëjë reciprocitet në lidhje me lëvizjen e shqiptarëve në Serbi dhe hyrjen e tyre nga Serbia në territorin e Kosovës?”, ka thënë Ristiq.

“Tani, në prag të Vitit të Ri, kur një numër i madh i shqiptarëve po vijnë në Kosovë, pse Serbia nuk i ndalon? Unë nuk jam mbrojtës i kufizimit të lirisë së lëvizjes, por qasjes fashiste të Kurtit duhet t’i përgjigjet në mënyrën e duhur”, ka deklaruar Ristiq në Kuvendin e Serbisë.

Sipas tij, kjo duhet të bëhet për shkak të situatës në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Related posts

Ushtria izraelite vret dy të rinj në jug të Libanit para nisjes së bisedimeve në Washington

admin

Meghan Markle shkëlqen në ditën e parë të turneut në Kolumbi, fustani i mrekullueshëm që kishte zgjedhur Dukesha e Sussex (FOTOLAJM)

admin

Fidan: Turqia promovoi dialogun mbi konfliktin dhe diplomacinë mbi krizën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kushtrim Guraj