RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Meloni: Varësia e tepërt ndaj një vendi është gabim strategjik

meloni:-varesia-e-tepert-ndaj-nje-vendi-eshte-gabim-strategjik

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se kanë kuptuar që varësia e tepërt ndaj një vendi është gabim strategjik, raporton Anadolu Agency (AA).

Meloni mbajti një fjalim në mbylljen e Konferencës së 15-të të Ambasadorëve në Romë, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë.

“Kemi kuptuar se varësia e tepërt dhe heqja dorë nga disa vlera është gabim strategjik në aspektin e sovranitetit. Gjithashtu e pamë dhe varësinë nga Rusia për energji. Ne gjithashtu shohim se ndoshta jemi shumë të varur nga Shtetet e Bashkuara në aspektin e sigurisë. Sigurisht, jemi të vetëdijshëm se nuk është mençuri të inkurajonim varësinë nga Kina, derisa të çlirohemi nga varësia e Rusisë”, tha Meloni.

Ajo gjithashtu theksoi se shpenzimet ushtarake janë të nevojshme për të mbrojtur interesat kombëtare.

Duke u ndalur në çështjen e luftës Rusi-Ukrainë, Meloni tha se thjesht shpallja e paqes nuk do të mjaftonte.

“Nëse doni të bindni dy aktorë të ulen në tryezë, rregulli i parë është ekuilibri i fuqive në terren. Pa baraspeshën e fuqive, kjo nuk do të ishte paqe, por pushtim”, tha Meloni.

Duke vënë në dukje se Bashkimi Evropian (BE), Kombet e Bashkuara (OKB) dhe NATO janë themelet e politikës së jashtme të Italisë, Meloni tha se Italia, megjithatë, duhet të luajë një rol udhëheqës.

Related posts

Kina shpreh mbështetje për Somalinë pas shtyrjes së vizitës së diplomatit të lartë

Muhamet Ramadani

Cikloni “Freddy” godet tre vende afrikane, mbi 300 viktima

admin

Izraeli vazhdon fushatën e prishjes së strukturave palestineze në Kudsin Lindor të pushtuar

Irfan Jahiu