RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Serbia nuk iu jep leje Bislimit e Sveçlës ta vizitojnë Luginën e Preshevës

serbia-nuk-iu-jep-leje-bislimit-e-svecles-ta-vizitojne-luginen-e-presheves

Serbia ia ka vazhduar me praktikën e njëjtë karshi zyrtarëve të shtetit të Kosovës.

Ajo vazhdon të mos u japë leje zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, për të vizituar shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Një leje e tillë merret vesh se u është refuzuar edhe Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i cili është edhe shef i delegacionit të Kosovës në bisedimet në Bruksel, sie edhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Të dy këta zyrtarë të lartë të Kosovës, kanë pasur në plan të vizitojnë Luginës së Preshevës, pikërisht disa ditë para se në Bruksel të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së.

Lajmin për mos dhënien e lejes për të hyrë në Serbi, e kanë konfirmuar për RTK-në, zyrtarë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës.

Sipas tyre, kjo vizitë nuk do të realizohet prandaj edhe shtyhet për një afat tjetër të papërcaktuar.

Related posts

Palestina: Netanyahu kërkon të shkatërrojë gjithë Rripin e Gazës

admin

OKB: Verilindja e Nigerisë përballet me krizën më të rëndë të urisë në një dekadë

admin

Presidentët Sisi dhe Lula Da Silva bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në luftën e Gazës

admin