RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sërish greva në disa aeroporte gjermane

serish-greva-ne-disa-aeroporte-gjermane

Pasagjerët në Gjermani do të duhet të përgatiten për vonesa të konsiderueshme apo edhe anulime të fluturimeve, për shkak të grevave të stafit të aeroporteve.

Sipas sindikatës së punëtorëve, Verdi, aeroporti i Berlinit dhe aeroportet e Hamburgut dhe Bremenit do të jenë në grevë gjithë ditën e hënë.

Kjo grevë pritet të ndikojë edhe në aeroportet tjera.

Aeroportet u kanë bërë thirrje udhëtarëve që të kontaktojnë kompanitë e tyre për të kuptuar më shumë për fluturimet.

Në Hamburg besohet se 2.000 punëtorë do të jenë pjesë e grevës.

Sindikata gjermane e punëtorëve Verdi ka thënë në të kaluarën se përpjekjet për të përmirësuar situatën për punëtorët e këtij sektori, kanë rezultuar me pak përparim. /rel

Related posts

Sudan – Mbërrin dërgesa e parë me ndihmat humanitare

rezart morina

OKB: Çdo 10 minuta gjatë luftës në Gaza vritet 1 fëmijë palestinez dhe 2 të tjera plagosen

admin6

“Mes SHBA-së dhe Izraelit u nënshkrua një marrëveshje e madhe armësh”

admin