RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sërish kërcënon Serbia, thotë se ushtria e saj është në gatishmëri të lartë luftarake përgjatë kufirit me Kosovën

serish-kercenon-serbia,-thote-se-ushtria-e-saj-eshte-ne-gatishmeri-te-larte-luftarake-pergjate-kufirit-me-kosoven

Një ditë para fillimit të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për dokumentet e identifikimit, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka njoftuar se Ushtria serbe po kryen stërvitje në zonën përgjatë kufirit me Kosovën.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, thuhet se në kuadër të aktiviteteve të rregullta në bazat dhe objektet në Zonën e Sigurisë Tokësore, forcat e Forcave të Armatosura të Serbisë po kryejnë stërvitje të përditshme për kryerjen e detyrave specifike.

“Stërvitja kryhet me qëllim të ruajtjes së shkallës së lartë të gatishmërisë luftarake të njësive të angazhuara dhe aftësisë së tyre për të reaguar shpejt në rast nevoje dhe për të garantuar paqen dhe sigurinë në vijën administrative me Kosovën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe të Mbrojtjes, transmeton Telegrafi.

Sipas kësaj ministrie, “gjatë qëndrimit në bazë, pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Serbisë i nënshtrohen përmbajtjeve të ndryshme stërvitore dhe vëmendje e veçantë i kushtohet ushtrimit të veprimeve luftarake në rast sulmi ndaj njësisë, si dhe taktikave, teknikave dhe procedurave të përdorura për të parandaluar kalimet ilegale, aktivitetet e grupeve ekstremiste dhe krimi i organizuar”.

“Forcat e Forcave të Armatosura të Serbisë, të cilat janë të angazhuara në sigurimin e vijës administrative me Kosovën, zhvillojnë trajnime gjatë gjithë vitit, si para vendosjes ashtu edhe gjatë zbatimit të detyrave në Zonën e Sigurisë Tokësore, gjë që siguron një nivel të lartë të aftësisë për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave, rreziqeve dhe kërcënimeve në fushën e tyre të përgjegjësisë”, thuhet në njoftim.

Të përkujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Ushtria Serbe grumbullohet në zonën kufitare me Kosovën, sa herë Qeveria e Kosovës merr vendime për zbatimin e masave të reciprocitetit me shtetin fqinj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Die Welt ditë më parë ka kërkuar përforcime nga NATO, duke theksuar se rreth Kosovës janë 48 baza ushtarake serbe.

Ai tha se si rezultat i manovrave ushtarake të Serbisë, është e nevojshme që në Kosovë të rritet numri i forcave të KFOR-it. Kurti ka theksuar se një gjë e tillë do të rriste sigurinë në Kosovë.

Related posts

Vuçiq thotë se nuk do ta nënshkruajë ligjin për martesa mes gjinisë së njëjtë

rezart morina

Mali ankohet ndaj Francës me arsyetimin se ndihmon grupet terroriste

admin

Hovenier iu përgjigjet deklaratave kërcënuese të Vuçiç: Aleanca më e suksesshme ushtarake është në Kosovë

admin