RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Serwer thotë se amerikanët s’janë mësuar me një kryeministër si Kurti

serwer-thote-se-amerikanet-s’jane-mesuar-me-nje-kryeminister-si-kurti

Daniel Serwer, profesor në universitetin “Johns Hopkins”, ka thënë se amerikanët nuk janë mësuar të merren me një kryeministër të Kosovës i cili mendon se shteti i tij duhet të trajtohet si krejtësisht i pavarur dhe sovran, duke aluduar në Albin Kurtin.

Sipas Serwerit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mësuar që Kosova të jetë më e pranueshme dhe siç thotë ai, duhet të jetë më e pranueshme ndonjëherë.

“Amerikanët nuk janë mësuar që të merren me Kosovën që udhëhiqet nga një kryeministër që mendon se shteti i tij duhet të trajtohet si krejtësisht i pavarur dhe sovran. Amerikanët janë mësuar që Kosova të jetë më e pranueshme dhe kjo ka të bëjë me përfitimet që kanë pasur në të shkuarën. Amerikanëve po iu duhet me shumë kohë që të mësohen me një qëndrim paksa më të ngurtë. Le të mos bëjmë karikatura për sovranitetin. Realitetin është se nganjëherë duhesh të jesh më i pranueshëm”, ka thënë Serwer të mërkurën në Prishtinë.

Por Serwer nuk sheh ndonjë arsye që të mos tejkalohen problemet mes SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës.

“Nuk e di realitetin, nuk jam duke përcjell ndërveprimet ditore diplomatike.. por mendoj që ka pasur një shpërputhje të qëndrimeve në të shkuarën. Mendoj që këtë problem mund ta tejkalojmë dhe nuk shoh ndonjë arsye pse të mos ta bëjmë këtë”, shtuar ai.

Ai ka deklaruar se qëllimi kryesor i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja e ndërsjellë.

Related posts

10 ditë “goditje”, 122 të arrestuar e 43 armë të konfiskuara

rezart morina

Kurti uron Kurban Bajramin: Të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët

rezart morina

Erdoğan: Suedia të përmbushë zotimet e memorandumit të Madridit

admin