RTV AHIRETI
Shëndetësi

Sezoni i ftohtë sjell teshtimat: Si lindin, pse janë më të forta tek burrat dhe pse nuk duhet t’i mbajmë

sezoni-i-ftohte-sjell-teshtimat:-si-lindin,-pse-jane-me-te-forta-tek-burrat-dhe-pse-nuk-duhet-t’i-mbajme

Me ardhjen e sezonit të ftohtë, teshtimat janë bërë pjesë e përditshmërisë, disa të lehta e të heshtura, disa të fuqishme dhe me gjithë shpirt.

Por a ka lidhje intensiteti i teshtimës me gjininë?

Ekspertët shpjegojnë se burrat shpesh teshtijnë më fort për shkak të ndryshimeve fiziologjike: mushkëritë, fytit dhe laringu më të mëdha krijojnë një hapësirë rezonante më të madhe, që amplifikon zërin.

Teshtima është një reagim spontan i trupit për të pastruar rrugët e frymëmarrjes nga grimcat e huaja, si pluhuri, poleni, tymi, aromat e forta ose mikrobet.

Ajo mund të shkaktohet edhe nga ndryshimet e papritura të temperaturës, ekspozimi ndaj dritës së fortë (sindroma ACHOO) ose, rrallë, nga ngacmimi seksual.

Ekspertët këshillojnë që teshtimat nuk duhet të shtypen.

Presioni i ajrit gjatë teshtimës mund të arrijë deri në 180 km/orë dhe nëse mbahet, mund të dëmtojë enët e vogla të gjakut, sinuset ose edhe veshin e mesëm.

Përveç rrezikut fizik, teshtima përhap mikrobet dhe viruset, ndaj largimi nga të tjerët është më i sigurt për shëndetin e të gjithëve.

Dr. Christian Betz nga Klinika Universitare Hamburg-Eppendorf nënvizon: “Teshtitja është një mekanizëm natyror mbrojtës.

Duhet të lejohet të ndodhë në mënyrë të lirë, duke ruajtur distancën nga të tjerët kur është e mundur.”

Për ata që teshtijnë rrallë, mund të ndihmojë rritja e lagështisë në ambient ose përdorimi i spërkatësve me ujë deti për hundë.

Sezoni i ftohtë ka ardhur dhe teshtimat, edhe pse të bezdisshme për të tjerët, mbeten një mbrojtje e natyrshme e trupit.

Related posts

Ndryshimi delikat në sytë tuaj që mund të jetë shenja e parë e shurdhimit

Muhamet Ramadani

Kujdes nga vapa dhe dielli, mund të shkaktojnë një infeksion në tru

admin

Mund të jetë fatale! Kardiologu tregon gabimin që bëni çdo ditë kur pini ujë

admin